Gjirokastër, vijojnë operacionet antikanabis

20/08/2011 08:55

Tjetër operacion antikanabis është zhvilluar nga policia e Gjirokastrës orët e kaluara.

Aksioni i koduar “Sera” është finalizuar me sukses nga ana e forcave të policisë, te cilet kane shkatërruar rreth 30 rrënjë bimë kanabis, si dhe kanë prangosur një person e kanë pezulluar nga detyra dy inspektorë policie.

Ditët e fundit nga operacionet antikanabis janë asgjësuar 1785 rrenje hashashi, numri me i madh i regjistruar nga policia ne kete sezon. Nderkohe jane shpallur ne kerkim edhe tre persona banues ne Lazarat te akuzuar per kultivim te lendeve narkotike.

Top Channel