" /> ">

Masa e arrestit për ryshfetin

19/08/2011 15:30

Ish-drejtori i stadiumit kombetar “Qemal Stafa” ka dale para gjykates se
Tiranes per masen e sigurise, pese dite pasi njesia kunder krimit
financiar e arrestoi per akuzen e rryshfetit bazuar ne kallëzimin e
kryer nga nje qytetar.

Gjykata vendosi per te masen e sigurise 30 dite me burg me afat ne menyre qe gjate kesaj kohe te verifikohen pretendimet e mbrojtjes se Gazmend Sallaku eshte ne gjendje jo te mire shendetesore.Fillimisht prokurori lexoi fabulen se si rrodhi operacioni i policise dhe i shpjegoi gjykatesit Martin Deda se sipas pergjimeve ambientale dhe telefonike rezulton se Sallaku i ka kerkuar nje qytetari shumen e 150 mije lekeve te reja ne menyre qe ai te vazhdonte te mbante me qira nje ambient prej 80 metra katror ne pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’.

Prokurori tha se dorezimi i lekeve eshte bere ne zyren e te akuzuarit dhe se ne castet ku agjentet kane hyrë per te kryer arrestimin Gazmend Sallaku i ka fshehur leket ne nje vazo lulesh. Ne kete pike avokati mbrojtes Ardian Visha replikoi me prokurorin duke shtuar se kallëzimi i qytetarit eshte i pabesueshem pasi nga raporti i policise del qe ne zyre jane gjetur 130 mije leke te reja dhe shuma tjeter mungon.

‘Ju duhet te gjeni,- u shpreh avokati, – se ku ndodhet shume qe mungon’. Avokati beri nje profil te klientit qe mbron duke shtuar se Gazmend Sallaku nuk ka precedente te meparshem dhe se ka dhene kontribut per Partine Demokratike si dhe se eshte besimtar, pasi diten qe u prangos ai ishte me agjerim. Ne fund mbrojtja i paraqiti gjykates nje raport mjekesor sipas te cilit vertetohet se 41-vjecari vuan nga aritmia, raport ky qe u kundershtua nga prokurori me argumentin se kjo semundje mbahet nen kontroll me mjekim ambulator.

Top Channel