Integrimi, “kriteret nuk u plotesuan”

19/08/2011 16:25

Dy prej 12 prioriteve të Bashkimit Europian, të cilat Shqiperia duhet
t’i përmbushë deri më 12 Tetor kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në
pajtim me standardet europiane e ndërkombëtare përfshi ndryshimet në
kuadrin ligjor elektoral.

Kur kane mbetur edhe disa jave kohe per te mesuar noten qe BE do t’i vendosë Shqiperise nese do ta fitoje apo statusin e vendit kandidat, deputeti socialist Ditmir Bushati nje njohes i mire i ceshtjeve te integrimit, komenton raportin e OSBE-ODIHR dhe si do te lexohet nga nderkombetaret.

“Kemi dy pista, ate politike te mbajtur Ashton-Fyle, ku deklarohet fare qartë vleresimi politik qe zgjedhjet ne Tirane nuk ishin te mira, qëndrim i cili u mbështet nga SHBA. Kemi edhe pisten teknike, raporti ODIHR-it qe shtjellon problematiken e hasur gjatë zgjedhjeve të 8 majit.Kemi një notë jo kaluese dhe tone kritike për institucionet e administrimit zgjedhor, si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Për të mos thënë më pas për elemente të rëndësishem ku nënvizohet fakte që në 10 përqind të qendrave të votimit, procesi nuk shkoi sic duhet, apo elementë që kanë të bëjnë me drejtësinë apo institucionet që u keqpërdorën. Të gjitha këto elementë besoj se do të ndikojnë negativisht për vlerësimin që do të bëjë Komisioni Europian në vjeshtë të këtij viti, ku dihet që zëri i OSBE-ODIHR, për cështjet zgjedhore është zëri më autoritar, të paktën në demokracitë e Atlantikut të Veriut”, tha Bushati.

Deputeti Bushati e shikon procesin e vleresimit nga Komisioni Europian si kompleks per shume ceshtje.

“Jo vetem kriteret per standardet zgjedhore nuk jane permbushur, por edhe mund te thuhet se asnje prej 12 prioriteteve nuk eshte permbushur, sic jane ceshtjet e korrupsionit, të administrates publike, të lirisë medias, të drejtat pronesore. Jetojmë në sistemin e pandëshkueshmërisë dhe është e rëndësishme për t’u bërë me dije që Shqipëria për shkak të dështimit të qeverisë nuk ka bërë hapa të duhur përsa i përket përmbushjes së 12 prioriteteve”, tha Bushati.

Cfare pritet te ndryshoje ne shtator kur opozita do te hyje ne parlament. A do te arrihet nje konsensus ne miratimin e ligjeve te mbetura sic kerkon BE-ja qe kerkojne nje shumice te cilesuar ne parlament? Zoti Bushai nuk jep nje pergjigje definitive, por le te kuptohet se nje gje e tille do te jete e veshtire.

“12 prioritetet e identifikuara nga BE nuk jane nje menu, ku Sali Berisha ka mundesi te zgjedhë njëren dhe të lërë 10 apo 11 te tjera. Roli opozites në kuvend nuk eshte thjesht per te miratuar ligjet, pavarisht rendesise se tyre, por mbi te gjitha eshte per te kontrolluar ne menyre demokratike qeverine dhe për të permiresuar sado të jetë e mundur trajektoren e zhvillimit të vendit”, tha Bushati.

Top Channel