Susanne Eman, është gruaja më e shëndoshë në botë, por ajo nuk kënaqet me kaq.
Gruaja amerikane peshon 330 kg dhe kërkon të arrijë të paktën 730 kg për tu bërë femra më e shëndoshë në historinë e njerëzimit.
Cuditërisht, nëna e dy djemve pëlqehet nga shumë meshkuj dhe ajo është modele në website-t me femra super të shëndosha.
“Sa më shumë shëndoshem, aq më mirë ndihem. Dy vjet më parë arrita 220 kilogramë dhe vura re që tërhiqja gjithmonë e më shumë meshkuj. Tashmë qëllimi im është të arrij 361 kg në fund të vitit, ndërsa në moshën 41-vjeçare dua të jem 730 kg”, thotë Eman.
Susanne, nga Arizona, kërkon të arrijë peshën 730 kg sepse në këtë mënyrë ajo do të thyente rekordin e Carol Yager, amerikanes nga Michigan e cila mendohet se arriti peshën 723 kilogramë.
Carol vdiq në vitin 1994 në moshën 34-vjeçare.
Top Channel