Një adoleshent 14-vjeçar tashmë ka një dorë bionike me vlerë prej 35 mijë sterlinash falë skuderisë së Formula 1, Mercedes GP.

Mathew James, një fans i madh i garave, i shkroi një letër drejtuesit të skuderisë gjermane, Ross Brawn, në të cilën i lutej të paguante për dorën artificiale me teknologji të lartë.

Në kërkesën e tij, adoleshenti pranonte që skuderia të vinte logon e Mercedesit në dorë për qëllime publiciteti.

Mathew James, i cili ka lindur pa dorën e tij të majtë, tashmë mund të kontrollojë gishtat nëpërmjet elektrodave të cilat ndjejnë sinjalet që vijnë nga muskujt.

Pasi lexuan letrën, drejtuesit e Mercedes GP Petronas e ftuan djaloshin për një vizitë në fabrikën e tyre. Gjatë kësaj vizite James takoi edhe 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher.

“Letra ishte shumë prekëse. Nga mënyra si e kishte shkruar dukej që ishte djalë i zgjuar dhe vendosëm menjëherë ta ndihmonim financiarisht”, u shpreh Ross Brawn.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA