Për pesë javët e ardhshme do të jetojë në kafaz së bashku me 2 luanë.

Kjo është forma e protestës e zgjedhur nga Alexander Pylyshenko, përgjegjësi i kopshtit zoologjik të Vasylivka, në Ukrainë.

Kopshti zoologjik rrezikon të mbyllet për mungesë fondesh dhe luanët Samson e Katya mund të mos kenë më një shtëpi.

Pylyshenko do të jetojë me dy kafshët në një kafaz 36 metrash katrorë. Në këtë mënyrë shpreson të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të mbledhë fondet e nevojshme për të ndryshuar fatin e kopshtit zoologjik.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA