Meksikë, lëkundje 6.0 ballë në Kaliforninë e Ulët

26/07/2011 21:45

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Richter është regjistruar sot në Meksikë në brigjet e Kalifornisë së Ulët, në lartësinë e qytetit Cortez.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Sizmologjik Amerikan, duke saktësuar se lëkundjet janë regjistruar në një thellësi prej 5 kilometrash.

Për momentin nuk ka sinjalizime për dëme apo persona të lënduar.

 

Top Channel