Kinë, kontroll hekurudhave

26/07/2011 20:50

Autoritetet kineze urdhëruan mbikëqyrjen e të gjithë rrjetit hekurudhor në vend, pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë, disa ditë më parë.

Ministri kinez i Hekurudhave, Sheng Guang/Zu kërkoi falje publike për ngjarjen në provincën Zhejiang në lindje të vendit duke thënë se vëmendja duhet të përqëndrohet te kushtet e sigurisë.

Përmes një deklarate, departamenti i hekurdhave tha se prej ngjarjes duhet të nxirren mësime.

Ngjarja në provincën e Zhejiangut është aksidenti më i rëndë në Kinë, prej vitit 2008. Fill pas saj, u shtua revolta publike dhe skepticizmi për kushtet e sigurisë të hekurudhave.

Shumë media e kanë pasqyruar atë duke shkruar: “Revolta po shtohet, por mungojnë përgjigjet”.

Gazetarëve u është kërkuar të fokusohen në histori pozitive, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur aksidentin.

Të hënën mbi 20 trenë të linjës Pekin-Shangai u vonuan për më shumë se tre orë si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

Të paktën 39 person a humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave.

Qeveria kineze ka nisur kompensimin e viktimave, duke i paguar një familjeje 77500 dollarë.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende publik, por mendohet se një vetëtimë mund të ketë goditur njërin prej trenave, në momentin që po përshkronte një ure. Për pasojë, katër vagonë dolën nga shinat, ndërsa dy të tjerë ranë nga ura.

Top Channel