Shtëpia e Bardhë heton aleatin e Trump, dyshohet se nuk depozitoi donacionin prej 5.6 milionë dollarësh për Qendrën Kennedy
Koloneli Muammar Gaddafi duhet të heqë dorë nga pushteti, por nuk duhet patjetër të largohet nga Libia.
Kështu ka deklaruar sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, i cili është shprehur se preferenca e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë që Gaddafi ta lërë vendin.
Deklaratën e tij Hague e bëri para një takimi me homologun francez Alain Jupe, mbi zgjidhjen e krizës në Libi.
Zoti Hague tha se fati i liderit libian është cështje që i takon popullit libian, duke nënvizuar se nuk do të jetë as Britania e as Franca që do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
Ai u shpreh se vendet perëndimore janë plotësisht të bashkuara në qëndrimin e tyre, pas deklaratave se Franca po humbet durimin për shkak të mungesës së suksesit të ndërhyrjes ushtarake.
Deklarata në fjalë sjell një ndryshim në qëndrimin e zotit Hague, i cili më parë ka thënë se Londra do që koloneli të largohet nga Libia.
Top Channel