Borxhi, Obama fajëson republikanët

26/07/2011 08:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka fajësuar konservatorët republikanë për mungesën e një marrëveshjeje për ngritjen e kufirit të borxhit.

Obama tha se shkurtimet e thella të buxhetit të kërkuara me insistim nga republikanët kundrejt rritjes së tavanit të borxhit federal do të shkaktonin dëme ekonomike.

Kryetari i Dhomës së Republikanëve, John Boehner u përgjigj duke akuzuar presidentin amerikan se po kërkon një “cek të bardhë”.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të pësojnë një “default” në borxhin e tyre prej 14.3 trilionë dollarë nëse nuk arrihet marrëveshja për ngritjen e kufirit brenda dy gushtit.

“Anëtarët e Dhomës së Republikanëve kanë thënë se mënyra e vetme që ata të votojnë për parandalimin e thellimit të borxhit është që ne të tjerët të biem dakord për planin e tyre për shkurtime të thella të shpenzimeve”, deklaroi Obama në një fjalim televiziv.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka një deficit buxhetor që kapi pikun prej 1.5 trilionë dollarë këtë vit dhe ka një borxh kombëtar prej 14.3 trilionësh.

Top Channel