Avokati: Breivik s’është i aftë mendërisht

26/07/2011 13:45

Avokati mbrojtës i Anders Behring Berivik, Geir Lippestad ka deklaruar
se e gjithë ngjarja tregon se klienti i tij nuk është i aftë mendërisht.

Megjithatë, avokati është shprehur për gazetarët se është ende shumë herët për të vendosur se cfarë mënyre mbrojtjeje do të ndiqet.

Lippestad ka deklaruar se Breivik mendonte se ishte në luftë dhe se ai do të mbronte me sukses në një periudhë 60-vjecare.

Ndërkohë, prokurori Christian Hatlo ka bërë të ditur për mediat lokale se akuza për krime kundër njerëzimit, që mund të hyjë në fuqi në bazë të një ligji të 2008-ës, është vetëm “një mundësi”.

Ndërsa zëdhënësi i policisë, Sturla Henreiksboe ka thënë për agjencinë “AFP” se, policia deri tani ka cituar ligjin mbi terrorizmin, por po ngritja e akuzave të tjera nuk përjashtohet.

Më vonë gjatë së martës policia norvegjeze do të publikojë emrat e viktimave. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Knut Storberget ka vlerësuar punën “fantastike” të bërë prej saj.

Top Channel