Norvegji, autori para drejtësisë

25/07/2011 09:10

32-vjecari i akuzuar për atentatet në Norvegji, pritet që të dalë sot për herë të parë para drejtësisë.

Anders Behring Breivik, pranon se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 93 personave dhe plagosjen e 96 personave.

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Novergji që prej Luftës së Dytë Botërore.

Breivik pasi të dalë para gjykatës, do të dëgjohet një orë pas nisjes së seancës, ku do të shpjegojë arsyet që e cuan në vëprimet skandaloze. Më herët ai i cilësoi sulmet si të rënda, por të nevojshme.

Arrestimet ne Oslo

Policia norvegjeze ka zhvilluar një operacion të armatosur në një lagje lindore të Oslos, në lidhje me atentatet e së premtes, duke arrestuar gjashtë persona.

Por tek adresa ku u krye bastisja nuk janë gjetur armë dhe eksploziv dhe për rrjedhojë të gjashtë personat janë liruar më vonë.

Breivik bashkëpunon me policinë

Autori i sulmit me bombë dhe atij të armatosur në Norvegji po bashkëpunon me agjentët e policisë që po e marrin në pyetje.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i policisë norvegjeze, sipas të cilit, 32-vjecari ka deklaruar se ka vepruar i vetëm.

Sipas zyrtarit të lartë të policisë, Anders Behring Breivik rrezikon të dënohet maksimumi me 21 vite burg.


Cili eshte 32-vjecari

Policia norvegjeze informon publikun rreth autorit të masakrës ndaj të rinjve në ishullin e Utoeya-s. Hetuesit janë përqendruar tek autori që dyshohet të jetë një neonazist. 32-vjecari i arrestuar, Anders Behrin Breivik, ka ide të djathta ekstreme dhe është anti-islamik.

Në faqen e tij në Facebook, vrasësi i dyshuar e përshkruan veten si konservator, me besim kristian, e do muzikën klasike dhe videolojërat Modern Warfare 2 dhe World Warcraft.

Filmat e tij të preferuar janë “Gladiatori” dhe “300”, ky i fundit i është dedikuar betejës se Termopileve dhe sakrificës spartane për të ndalur persianët.

Eshtë interesant edhe mesazhi i tij i publikuar së fundmi në Tëitter.Eshtë një citim i një filozofi anglez, John Stuart Mill: Një person me një besim, objektiv ka forcë më shumë se 100 mijë persona që nuk kanë asnjë interes”.

“Kosova, pjese e xhihadit islamik”

Breivik, ne Deklaraten e Pavarësisë së Evropës, te hartuar prej tij, flet edhe për shqiptarët, të cilët i cilëson si njerëz të pamëshirshëm dhe të vendosur. Sipas tij shqiptarët drejtojnë botën e nëndheshme në Evropë. Ekstremisti i rendit shqiptarët, e në veçanti kosovarët, si pjesë të xhihadit islamik global, që ka si lajtmotiv islamizimin e popujve të Evropës.

Trojet shqiptare, sipas Breivik, janë të pushtuara nga xhihadistët. “Në planet e dëbimit të pastrimit të Evropës nga islamikët, trojet shqiptare do të jenë një zonë e rëndësishme tranziti për një numër të madh të të larguarve”, ka shkruar ai.

Top Channel