Oslo, meshë në nder të viktimave

24/07/2011 12:35

Po transmetohet direkt në rrjete të unifikuara televizive mesha e së dielës, që peshkopi luterian i Oslos, Ole Christian Kvarme po mban në nder të viktimave të sulmeve të së premtes.

Të pranishëm në këtë meshë, në kishën Domkirshen të kryeqytetit norvegjez, janë mbreti Harald me mbretëreshën Sonja, si dhe pricesha Marta Louise.

I pranishëm është gjithashtu kryeministri Jens Stoltenberg, si dhe shumë ministra e ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Ndërsa princi trashëgimtar, Hakon, po merr pjesë në meshën që po mbahet në komunën e Holes, të cilës i përket ishulli Utoja ku ndodhi masakra.

Sipas mediave ndërkombëtare, numri i viktimave të dy sulmeve të djeshme është 92, ndërsa ai i personave të plagosur 97.

Top Channel