Izrael, skandali sytjenave

24/07/2011 21:45

Mediat e kanë etiketuar “bra-gate” apo skandali i recipetave që ka vënë jo pak në siklet, kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Truprojat e tij u kanë kërkuar tre gazetareve te huaja që të hiqnin të brendshmet përpara se të hynin në zyrën e kryeministrit.

Mediat e huaja e kanë cilësuar si “një pretendim të panevojshëm dhe poshtërues”.

Përmes një komunikate, zyra e shtypit e kryeministrit kërkoi zyrtarisht falje për poshtrimin ndaj gazetareve të huaja: “Është një ngjarje e turpshme që dëmton reputacionin e Izraelit. Qeveria do të bëjë ç’është e mundur që kjo të mos përsëritet më”.

Përpara se të hynin në zyrën e kryeministrit, gazetaret iu nënshtruan kontrolleve trupore. Pas kësaj u ishte kërkuar të hiqnin të brendshmet, në një dhomëz të vogël në mënyrë që t’i kalonin në një skaner elektronik.

Gjithçka do të ndodhte në sytë e personelit të sigurisë. Denoncimi vjen nga Foreign Press Asociation (FPA).

Sara Husein, gazetarja e France Press e cilëson si ngjarjen më poshtëruese të jetës së saj. Dy gazetaret e tjera nuk kanë dashur të bëjnë publik identitetin e tyre.

Ky nuk është incidenti i parë. Për “bra-gate” është folur dhe këtë fillimvit. Në janar, rojet e sigurisë të kryeministrit izraelit i kishin mohuar Najuan Simri Diab, gazetares arabo-izraelite të Al Xhazirës, asokohe shtatzanë, të takonte Netanjahun, sepse nuk kishte pranuar të hiqte të brendshmet.

Top Channel