Norvegjia e shokuar nga ngjarjet tronditëse

23/07/2011 12:00

Tragjedia e dyfishtë që u konsumua brenda pak orësh, e ka lënë të
shokuar Norvegjine e qetë e të pamësuar me episode dhune si ato të një
dite më parë, bilanci i të cilave mbërrin në më shumë se 90 vete.
(UPDATE)

7 personave te vrare nga shperthimi i fuqishem ne qender te Oslos, iu shtuan edhe 85 vete qe vdiqen ne nje kamp veror ne ishullin e vogel Utoeya, ku per nje ore rresht nje person i armatosur hapi zjarr mbi kampistet. Kerkimet per viktima te tjera te mundshme, vazhdojne.

Nje 32-vjecar norvegjez eshte akuzuar per te dy sulmet. Ai u arrestua ne ishull, i veshur me uniforme policie. Kryeministri Jens Stoltenberg i pershkroi sulmet si nje makth i vertete.

“Asnjehere qe prej Luftes se Dyte Boterore, vendi yne nuk ishte goditur nga nje krim i nje shkalle te tille. Situata eshte shume serioze. Eshte i rende fakti qe patem nje sulm me bombe ne seline qeveritare dhe ngjarjet qe e pasuan ne Utoeya. Jam shpirterisht prane atyre qe u plagosen dhe familjareve te njerezve qe humben jeten. Jam siguruar qe te gjitha ekipet e emergjences dhe sherbimet e tjera te nisin menjehere punen per t’u ardhur ne ndihme personave te demtuar. Policia dhe personeli i kujdesit shendetesor po bejne nje pune te mrekullueshme dhe ne duhet t’i mbeshtesim pa rezerva”, tha Stoltenberg.

Sulmi i Oslos mori 7 jete. Zoti Stoltenberg tha se i njihte disa nga te vraret. “Me shume se kaq nuk mund te them, – eshte shprehur ai,- sepse policia duhet te vazhdoje hetimet”.

Sa per Utoeya-n, nga nje parajse e te rinjve, sic njihej ndryshe ishulli, brenda pak kohe u shnderrua ne ferr. Ne uje po kerkohet akoma per viktima, thane burime te policise. Qindra te rinj ndodheshin per kampin veror te organizuar nga Partia Laburiste ne pushtet. Deshmitare okulare tregojne sesi nje djale i ri bjond, i veshur me uniforme policie, nisi papritur te hape zjarr pa dallim, duke i detyruar kampistet te merrnin vrapin te tmerruar, disa neper pyje e te tjere tentuan t’i shpetonin plumbave duke u hedhur ne det.

Por disa prej tyre u qelluan pikerisht ndersa tentonin te largoheshin me not. Agresori 32-vjecar, i identifikuar si Anders Behring Breivik ishte i armatosur me pistolete, arme automatike dhe me nje pushke gjahu. Sot kampin duhet ta vizitonte kryeministri Stoltenberg. Ne kryeqytetin Oslo, zyrtaret qeveritare kane keshilluar banoret te qendrojne brenda e te shmangin me sa te mundin vendet me grumbullime te medha.

Top Channel