Kriza e euros

23/07/2011 20:35

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e kënaqur me rezultatet e takimit të nivelit të lartë për euron të enjten.

Me këtë, shtetet pjesëmarrëse bënë një hap të rëndësishëm përpara, tha Merkeli në një konferencë shtypi në Berlin. Shmangia e krizës së euros është një detyrë historike, meqenëse Evropa nuk është më e përfytyrueshme pa euron.

Kancelarja u tregua e bindur, që Greqia do t’i zbatojë masat e kursimit dhe të reformave, të kërkuara prej saj, duke shtuar se kjo vlen edhe për Portugalinë dhe Irlandën.

 

Top Channel