Iran, vritet shkencëtari

23/07/2011 21:30

Një shkencëtar bërthamor iranian është vrarë ditën e sotme në Teheran.

Daryoush Rezaei ishte 35 vjeç dhe kishte lidhje me organizatën iraniane të energjisë atomike.

Disa burra me motor i kanë zënë pritë në dalje të shtëpisë ku shkencëtari jetonte me bashkëshorten, e cila ka mbetur e plagosur.

Nëntorin e kaluar një tjetër shkencëtar bërthamor është vrarë në Iran.

 

Top Channel