Egjipt, protesta kundër Ministrisë së Mbrojtjes

23/07/2011 10:00

Mijëra protestues janë përpjekur që të marshojnë drejt Ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Makina të blinduara dhe qindra ushtarë kanë bllokuar rrugën e protestuesve. Marshi erdhi pas raporteve për përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve në qytete tjera, raporte këto që janë hedhur poshtë nga Këshilli Ushtarak në pushtet.

Shumë protestues, sipas EJL-së kanë rritur mosbesimin në ushtri, duke e akuzuar atë se po zvarrit sjelljen e zyrtarëve të ish regjimit të Mubarakut para drejtësisë.

Top Channel