Borxhi, qeveria rrëzon premtimet

23/07/2011 15:10

Qeveria ka ndryshuar kufirin e borxhit, që do të marrë deri në vitin
2013 për të disatën herë brenda pak kohësh dhe gjithmonë në rritje.

Në kuadrin e ri fiskal që miratoi vetëm tre ditë më parë, qeveria i ka dhënë vetes të drejtën ta rrisë kufirinë e borxhit në vitin 2013 në 58.6 për qind të produktit kombëtar nga 58.1 për qind që ishte miratuar vetëm para pak muajsh. Kjo është hera e tretë kur kufiri i borxhit rritet që nga fillimi i vitit të kaluar.

Pas krizës së vitit 2009, kur borxhi u rrit në 60 për qind, qeveria u zotua para publikut dhe  FMN se do e ulte atë gradualisht në 54 për qind deri në vitin zgjedhor 2013. Premtimi u rrëzua për herë të parë në datën 2 shkurt, ku Komiteti i Planifikimt të Strategjive, që drejtohet nga kryeministri, miratoi kuadrin e ri, i cili e rriste borxhin për vitin 2013 në 58.1 për qind të prodhimit kombëtar.

Tre ditë më parë edhe ky program u rrëzua dhe kufiri i borxhit sovran, atij që merret në emër të qytetarëve dhe që paguhet nga taksat e tyre, rritet sërish, me 0.5 pikë përqindje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA