Belgjika ndalon burkën

23/07/2011 17:40

Që sot hyn në fuqi edhe në Belgjikë ligji anti-burka.

Ligji kundër mbulimit të fytyrës me shami zbatohet edhe në Francë që nga muaji prill.

Norma belge ndalon prezantimin në ambjente publike me fytyrën e mbuluar ose me një paraqitje që nuk lejon identifikimin.

Kush nuk e zbaton këtë ligj rrezikon 1 javë burg dhe një gjobë prej 137.5 euro.

Në Belgjikë rreth 270 femra mbajnë shami.

Top Channel