Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore Organizatorët e kishin quajtur “takim qytetar”. Me pak fjalë, asgjë më shumë se sa shëtitjet e netëve verore të kryeqytetasve në lulishten përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Por, kësaj here, me një angazhim të vogël qytetar, plotësimin e një peticioni në mbrojtjes të godinës.
Qytetarët, të shtresave dhe moshave të ndryshme, e konsiderojnë këtë godinë një monument që duhet ruajtuar.
Organizatorët që morën fjalën, figura që kanë qenë aktive në mbrojtje të godinës, folën për vlerat arkitekturore, historike dhe simbolike të saj.
Të enjten e kaluar, më 14 korrik, Kuvendi miratoi në seancë plenare ligjin për procedurat dhe rregullat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar, që do të ndërtohet në hapësirën ku ndodhet sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës… pas prishjes së saj.
Top Channel