Oslo, kryeministri asnjë lëndim

22/07/2011 17:50

Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg nuk ka pësuar asnjë lëndim nga shpërthimet dhe ndodhet i sigurt.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënëse e qeverisë, Camilla Ryste, e cituar nga agjencia Associated Press.

Ndërkohë, një zëdhënës i Spitalit Universitar të Oslos ka deklaruar se shtatë persona kanë mbërritur atje për t’u mjekuar. “Ende nuk e di se sa serioze është gjendja e tyre”, ka deklaruar ai për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Shpërthimi ndodhi pranë zyrave të kryeministrit dhe dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Të gjitha rrugët që të cojnë në qendër të qytetit janë bllokuar dhe autoritetet kanë evakuar banorët nga zona, nga frika për ndonjë shpërthim tjetër.

Ndërsa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për agjencitë e huaja momentet pas shpërthimit. “Pash tre ose katër persona të plagosur që po nxirreshin nga ndërtesa vetëm para pak minutash”, tregon Ole Tommy Pedersen, i cili ndodhej rreth 100 metra larg ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Deri tani është konfirmuar se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, por nuk ka pasur asnjë marrje përsipër të përgjegjësisë.

Top Channel