Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Turqia refuzon te pranoje Presidencen Europiane te Qipros. ‘Nuk do te
ulemi kurre ne nje tryeze me greko-qipriotet nese Qiproja merr
presidencen e radhes se BE-se korrikun e 2012-es pa u gjetur me pare
zgjidhja per ishullin e ndare ne linja etnike’, ka deklaruar
kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.
“Nuk e njohim Qipron Jugore, absolutisht jo. Nuk do te ulemi kurre ne nje tryeze me ta po moren kryesimin e bllokut. Kete ta kene te qarte. Mendoj se zyrtaret europiane jane tashme ne dijeni te situates”, tha Erdoan.
Komentet e tij, kreu i ekzekutivit turk i beri ne nje konference per shtyp, pak perpara te vizites qe shenoi pervjetorin e pushtimit te Qipros nga Turqia ne 1974. Erdoan e ka shfrytezuar ndalesen dy ditore ne pjesen turke te ishullit per te ashpersuar qendrimin e tij.
Pavarësisht tentativave të vazhdueshme të OKB-së, Qiproja vazhdon të jetë e ndarë që nga pushtimi në vitin 1974 nga Turqia në përgjigje të një grushti shteti të nxitur nga Greqia. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, zoti Erdoan paralajmëroi se kohes se kushtuar perpjekjeve per ribashkim, po i vjen fundi. Kryeministri njoftoi gjithashtu se Ankaraja do t’i tërhiqte të gjitha lëshimet e bëra sipas planit të dështuar të OKB-së në 2004-ën. Sipas atyre kushteve, qipriotët turq votuan për ribashkim, ndërsa qipriotët grekë votuan kundër tij.
Top Channel