Dëshmitari: 20 viktima nga të shtënat

22/07/2011 22:00

Një dëshmi shokuese ka ardhur nga një qytetar norvegjez, nga vendi ku një person i veshur is polic hapi zjarr ndaj disa të rinjve në një tubim politik.

I cituar nga BBC, dëshmitari thotë se sheh mbi 20 trupa të shtrirë në tokë në kampin ku po zhvillohej tubimi i Partisë Laburiste.

Ndërkohë, policia norvegjeze nuk i ka konfirmuar ende shifrat, duke i qëndruar bilancit të fundit, që flet për 11 të vdekur.

Nga këta, 7 persona humbën jetën nga shpërthimi në lagjen e ndërtesave qeveritare, ndërsa katër të tjerë nga të shtënat.

Autori i atentatit me armë zjarri, i veshur si agjent policie, u arrestua nga forcat e sigurisë dhe ndodhet nën kontrollin e autoriteteve.

Top Channel