Murdoch: Skandali do të na forcojë

20/07/2011 08:50

Rupert Murdoch, themelues i News Corp., i është drejtuar me anë të një komunikate personelit të shoqërisë duke i thënë se grupi do të dalë më i fortë nga skandali i përgjimeve telefonike.

“Por, do duhet kohë për të rifituar besimin”, ka shtuar manjati australian.

Gjithashtu, Murdoch është treguar i vendosur dhe luftarak në komunikatë: “U shokova dhe më erdhi tmerrësisht keq për akuzat ndaj ‘News of The World’. Ne kemi marrë përsipër përgjegjësitë tona, por akuzat e rënda që janë bërë ndaj ish-punonjësve të News Corp. janë në kontradiktë me kodin tonë të sjelljes dhe nuk reflektojnë punën dhe idetë e shumicës së vartësve tanë.”

Top Channel