Video shokuese, talebanët ekzekutojnë 16 policë

18/07/2011 19:45

Guerrilasit talebanë kanë publikuar një video shokuese që tregon ekzekutimin e 16 policëve në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit.

Videoja tregon policët e vendosur në radhë buzë një kodre me duart e lidhura pas kurrizit, përballë një personi të armatosur që hap zjarr mbi ta.

Ngjarja në fjalë dyshohet të ketë ndodhur në qershor, kur militantët talebanë kaluan kufirin afgan dhe morrën peng policët.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze ka deklaruar për BBC se nga analizat e para videoja rezulton të jetë orgjinale.

Në një komunikatë të lëshuar bashkë me videon, talebanët deklarojnë se policët u kapën gjatë një sulmi kur ata kaluan kufirin afgan, në qershor, në rajonin pakistanez të Dirit.

Trupat e tyre u zbuluan nga banorët pasi militantët kishin ikur. Zona në fjalë sulmohet rregullisht nga rebelët dhe shumë militantë raportohet se vijnë nga qyteti i Shalatos, i ndodhur në një zonë të harruar të Dirit, pranë kufirit afgan.

Top Channel