Kili, qëllon në tren, 2 viktima

18/07/2011 08:30

Një burrë, i cili filloi të qëllonte menjëherë pas hipjes në vagonin e një treni në Santiago të Kilit, ka shkaktuar 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Pasi përfundoi së shtëni, burri zbriti nga treni dhe vrau veten në një shesh pranë stacionit.

Autoritetet po hetojnë mbi arsyen e këtij veprimi.

Top Channel