Tibet-Kinë, Obama inkurajon dialogun

17/07/2011 10:45

Presidenti amerikan Barack Obama ka inkurajuar rinisjen e dialogut mbi të drejtat e njeriut mes Tibetit dhe Kinës.

Kështu thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë, të shpërndarë pas takimit që Obama zhvilloi me liderin shpirtëror tibetian, Dalai Lama.

Pasi ritheksoi se Uashingtoni nuk mbështet pavarësinë e Tibetit, Obama ka inkurajuar dialogun direkt për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tejzgjatura mes palëve.

Por takimi i djeshëm në Uashington ka sjellë reagimin e ashpër të Pekinit zyrtar, që ka deklaruar se, “ai dëmton marrëdhëniet kino-amerikane”.

“Takimi kokë më kokë në Shtëpinë e Bardhë përbën një ndërhyrje që s’mund të anashkalohet në cështjet e brendshme të Kinës”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Top Channel