Skandali, jep dorëheqjen shefi i Scotland Yard

17/07/2011 21:50

Sir Paul Stephenson, shefi i Scotland Yard, ka dhënë dorëheqjen pasi e ka parë veten në mes të skandalit të përgjimeve.

“Nuk e kisha aspak idenë e dimensioneve të këtij skandali”, ka thënë Stephenson në një konferencë për shtyp.

Shefi i Scotland Yard është përfshirë në skandal pasi ka pranuar dhurata të ndryshme nga një person i përfshirë në hetime, pikërisht nga zëvendësdrejtori i gazetës “News of The World”, Neil Wallis.

Ndërkohë, ish-drejtorja e News Corporation, Rebekah Brooks, e cila u arrestua paraditen e sotme pasi u paraqit vullnetarisht në polici, është liruar kundrejt pagesës pasi është dëgjuar për 12 orë nga hetuesit.

Top Channel