Skandali i përgjimeve, arrestohet Brooks

17/07/2011 18:05

Një tjetër e papritur është shfaqur në skandalin e përgjimeve ilegale në Britaninë e Madhe, që ka cuar në mbylljen e së përjavshmes “News of the World”.

Ish-drejtoresha e tabloidit dhe më pas administratorja e shtëpisë botuese që ka si pronar Rupert Murdoch, Rebekah Brooks është arrestuar.

Brooks është arrestuar për skandalin e përgjimeve dhe për korruptimin e agjentëve të policisë, bëjnë të ditur Sky News dhe BBC.

Sipas burimeve, ajo është paraqitur vullnetarisht afër mesditës në një komisariat të Londrës, ku është vënë në pranga nga agjentët.

Por për perandorinë e Murdoch telashet nuk mbarojnë me kaq. I biri i manjatit australian, James, ka përfunduar nën “lenten” e Scotland Yard.

Ai po hetohet nën dyshimin se është përpjekur të mbulojë dimensionet “në shkallë industriale” të skandalit të përgjimeve telefonike.

Lajmin për këtë të fundit e bën të ditur e përditshmja britanike “Sunday Telegraph”, që citon burime nga vetë policia londineze.

Top Channel