Siri, arrestohet shkrimtari-disident

17/07/2011 19:10

Ushtarakët sirianë kanë arrestuar sot shkrimtarin e njohur Ali Abdallah, i cili ka kritikuar autoritetet për përdorimin e forcës ndaj protestuesve anti-regjim.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare i biri i Abdallah, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

“Dhjet ushtarë kanë hyrë në mëngjes në shtëpinë e babait tim në Katana, periferi e Damaskut dhe e kanë arrestuar”, ka treguar i biri.

Abdallah, 61 vjec dhe militant pro-demokrat, ishte liruar në maj pas katër vitesh burg. Vetëm tre javë më parë ai ishte operuar në zemër.

Top Channel