Miliband: Ligje të reja për pronarët e mediave

17/07/2011 08:30

Lideri laburist Ed Miliband ka bërë thirrje për ligje të reja përsa i përket pronësisë mbi mediat, për të kufizuar përqendrimin “e rrezikshëm” të pushtetit në duart e Rupert Murdoch.

“Zoti Murdoch kishte një gjendje marketingu jo të shëndetshme, që coi në abuzimin me anë të pushtetit”, ka deklaruar Miliband për “The Observer”.

Apeli vjen në një kohë kur kompania e Murdoch, News International, vendosi një raund të dytë njoftimesh në gazetat kombëtare, duke deklaruar se si mendon t’i zgjidhë problemet.

Kompania në fjalë mbylli të dielën e kaluar gazetën “News of the Wolrd” për shkak të përfshirjes në skandalin e përgjimeve telefonike.

Megjithatë, me mbylljen e saj “The Sun”, “The Times”, “The Sunday Times” dhe 39 për qind e aksioneve të transmetuesit satelitor BSkyB mbeten nën kontrollin e News Corporation.

Top Channel