Egjipt, emërohet ministri i ri i jashtëm

17/07/2011 21:25

Mohammed Kamel Amr është ministri i ri i jashtëm i Egjiptit.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtëtëror egjiptian.

Amr zëvendëson në këtë post Mohammed al Orabin, i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme pas një muaji si ministër.

Ky emërim është në kuadër të politikës së pastrimit që do të lajmërojë kryeministri Esam Sharaf për të qetësuar kritikat ndaj kabinetit të tij.

 

Top Channel