Argjentina-Iranit: Dorëzoni terroristët

17/07/2011 09:35

Prokurori argjentinas i ngarkuar me detyrën e hetimit të atentatit të vitit 1994 në qendrën hebraike Amia të Buenos Airesit, i ka kërkuar Iranit që t’i dorëzojë të gjithë të dyshuarit.

Kërkesa është paraqitur në Teheran nga prokurori Alberto Nisman, pasi Irani deklaroi se i dënon të gjitha aksionet terroriste.

“Irani i dënon të gjitha aksionet terroriste, në vecanti atë kundër qendrës hebraike të Argjentinës dhe shpreh solidaritetin e tij me familjarët e viktimave”, deklaroi Teherani.

Atentati i 17 vjetëve më parë në kryeqytetin argjentinas u mori jetën 85 personave dhe shkaktoi një indinjatë të thellë tek lobi izraelit.

Top Channel