Pakistan, sulm ndaj autobusit, 10 të vdekur

16/07/2011 18:15

Të paktën dhjetë persona janë vrarë në një sulm ndaj një autobusi në distriktin e Kurram, në verilindje të Pakistanit, në kufi me Afganistanin.

Mes viktimave ka edhe tre gra.

Sipas burimeve në vendngjarje, disa persona kanë hapur zjarr kundër mjetit dhe më pas janë shpërndarë.

Që prej fillimit të muajit në Kurram është duke u zhvilluar një ofensivë ushtarake kundër talebanëve dhe minitantëve të Al Kaedës.

Top Channel