Somali, katastrofë humanitare nga thatësira

15/07/2011 17:10

Në Somali është duke ndodhur një katastrofë e vërtetë humanitare për
shkak të thatësirës së madhe që ka goditur vendin gjatë javëve të
fundit.

Denoncimi ka ardhur nga OJQ-ja “Action contre la faim” (ACF), me seli në Nairobi (Kenia), sipas së cilës janë 250 mijë fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja në vendin afrikan.

Komisari i lartë për refugjatët në OKB ka bërë të ditur organizmin e një ngarkese të madhe me ndihma humanitare për somalezët e strehuar në afërsi të Kenias.

Top Channel