Siri, agjentët qëllojnë ndaj protestuesve

15/07/2011 14:35

Forcat siriane të sigurisë kanë qëlluar ndaj protestuesve anti-qeveritarë në Damask dhe në qytete të tjera të vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur aktivistët për të drejtat e njeriut. Protestat duket se janë ndër më të mëdhatë që nga nisja e revoltave në muajin mars.

Qeveria siriane ka nisur një “dialog kombëtar” për zbutjen e situatës, por shumë protestues i kërkojnë presidentit Bashar al Assad që të tërhiqet.

Së fundmi Assad është ndodhur edhe nën presionin e SHBA, që kanë deklaruar se ai nuk ka më legjitimitet për të qeverisur.

Deklaratave të presidentit Obama dhe sekretares së Shtetit Clinton iu bashkua dje edhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Top Channel