Murdoch: Kemi bërë disa gabime të vogla

15/07/2011 00:50

“News Corp. ka bërë disa gabime të vogla, por asgjë që s’mund të ndreqet”.

Këto janë fjalët e manjatit australian, Rupert Murdoch i cili duke folur për Wall Street Journal ka mbrojtur edhe mënyrën se si ka punuar kompania e tij.

“Kjo që ndodhi ishte një gabim i vogël nga ana jonë që korigjohet lehtësisht. Kemi një reputacion të mirë dhe një punë të shkëlqyeshme në këtë vend”, tha Murdoch.

Ndërkohë, FBI njoftoi pak më herët nisjen e hetimeve lidhur me përgjimet e telefonatave të familjarëve të viktimave të 11 Shtatorit.

Top Channel