Gjermani, shtohen funeralët socialë

15/07/2011 18:55

Janë gjithnjë e më shumë familjet gjermane që, të goditura nga kriza ekonomike, nuk mund të bëjnë funeralin e të afërmëve të tyre.

Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i të ashtuquajturave “funeralë socialë”, kostoja e të cilëve mbështetet nga shteti.

Në tre vjet, nga 2006-a në 2009-n, përqindja e “varrimit publik” është rritur me 38%.

Në terma absolutë, kostoja është rritur nga 41,3 në 52,8 milionë euro.

Top Channel