Dialogu, qeveria akuzon PS-në

15/07/2011 15:20

Pasi ka marre në prill opinionin e Komisionit Parlamentar të Integrimit,
bashkë edhe qëndrimet e opozitës kryesisht për funksionimin e
parlamentit dhe dialogut politik dhe, pasi ka përditesuar të gjitha të
dhënat, Ministria e Integrimit është kthyer sërish në Komisionin
Parlamentar për të raportuar, se cili do të jetë qëndrimi i palës
shqiptare në këshillin e Stabilizim Asociimit, që do të mbahet të martën
në Bruksel.

Pikat qe do te diskutohen ne takim kane te bejne me permbushjen e kriterit politik dhe ekonomik, por si nder me te rendesishmit, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu vecoi ceshtjen e dialogut politik. Qe ne fakt, ne Shqiperi nuk ekziston prej 2 vjetesh, por qe sipas qendrimit te qeverise shqiptare per kete pergjegjese eshte opozita.

“Une e kam thene edhe here tjeetr  dhe e perseris. Dialogu jo me kot quhet dialog politik. Perndryshe do te quhej monolog politik. Por dialogu funksionon kur palet jane te prirura per ta zhvilluar kete dialog. E perseris edhe nje here qe ketu opozites nuk i ka munguar asnje shans per dialog. Jo! Opozita ka mandate per t’i ekzekutuar dhe per te funksionuar brenda parlamentit. Pra eshte nje insitucion me vete, por opozita ka zgjedhur qasjen me te gabuar kunder integrimit te vendit ne BE me nje vizion cung, afatshkurter, duke shpresuar se bllokimi i parlamentit, bllokimi i  dialogut politik, mosdhenia e konsensusit per ligje te vecanta, si dhe mospjesemarrja ne zbatimin e 12 rekomanidimeve te Komisionit Europian mund ta sjelle me shpejt opoziten ne pushtet”, tha ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Sipas qeverise shqiptare, megjithe bllokimin e dialogut politik, Shqiperia nuk ka bere regres ne asnje nga fushat ku qeveria ka marre persiper detyrimet e saj, si dhe ka zbatuar te gjithe afatet kohore te paraqitura ne bruksel. .

“Vleresimi i situates makro-ekonomike ne Shqiperi, stabilitetit makro-ekonomik, ne nje kohe kur nuk mund te mos themi qe eshte problemi kryesor per Europen sot kjo ceshtje, tregon se Shqiperia nuk eshte nje vend i cili ka qene ne stanjacion. nuk eshte nje vend, i cili nga mungesa e ofrimit te konsensusit nga Edi Rama, ka bere hapa pas. Ne asnje nga fushat ne te cilat ne kemi detyrime per te raportuar dhe progres per te zbatuar, te cilat jane detyrime te MSA-se, Shqiperia ne te gjitha fushat ka progres. Ne asnje nga fushat nuk ka ngecje ne vend dhe bllokim te procesit”, tha Bregu.

Dy prej shembujve me te rendesishem sipas zonjes Bregu jane vleresimi nga brukseli per permbushjen e te gjitha detyrimeve te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, si dhe e marrveshjes per liberalizimin e vizave.

“Keto jane dy detyrime te cilat kane qene taksative monitorohen, zbatohen dhe jane pergjegjesi direkte e qeverise. Kur vjen puna per dialogun politik, kur vjen puna per status te vendit kandidat apo per elemnte te tjere te votimit te ligjeve me 3/5 jane te vetmet elemente ku nuk ka patur zhvillim”, tha ministrja.

Ky eshte takimi i 3-te i radhes i Keshillit te Stabilizim Asociimit Shqiperi-Bashkimi Europian dhe eshte takimi i fundit, ku palet mund te shkembejne qendrimet e tyre perpara pergatitjes se progress raportit, i cili behet publik ne muajin tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA