Bojkoti japonez acaron Korenë e Jugut

15/07/2011 09:45

Korea e Jugut ka protestuar ndaj Japonisë pasi Tokioja zyrtar urdhëroi diplomatët e tij që të bojkotojnë linjat ajrore koreane në territore të diskutueshme mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm koreano-jugor e cilësoi bojkotin në fjalë si “një keqardhje të thellë”.

Ditën e enjte ministri i Jashtëm japonez tha për diplomatët që të mos fluturojnë me linjat koreane për një muaj, pasi ajo kreu një test fluturimi mbi ishujt e diskutuar.

Ishujt, të njohur me emrin Tokto nga Korea dhe Takeshima nga Japonia, pretendohen nga të dy vendet, por kontrollohen nga Jugu.

“Nga këndvështrimi i marrëdhënieve dypalëshe, vendimi i Japonisë është shumë zhgënjyes”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Seulit.

Top Channel