Uashington-Islamabad, takim i nivelit të lartë

14/07/2011 11:10

Pezullimi i ndihmës së Shteteve të Bashkuara për ushtrinë pakistaneze ka
çuar në takime të nivelit të lartë midis Uashingtonit dhe Islamabadit.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Xhejms Matis, është takuar me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Ashfak Parvez Kajani, dhe shefin e përbashkët, gjeneralin Khalid Shamem Vine.

Në deklaratën e ambasadës amerikane në Islamabad thuhet se “vizita e Matisit u zhvillua me qëllim ndarjen e perspektivave në marrëdhëniet aktuale midis dy ushtrive  dhe për të rishikuar hapat e ardhshëm”.

Top Channel