Shumë të bukura për t’u ngrënë

14/07/2011 14:35

Karen Portaleo edhe pse nuk ka ndjekur kurrë kurse gatimi di të bëjë torta shumë të bukura.

Ajo së bashku me stafin e saj të dekoruesve nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë çelur një ekspozitë me ëmbëlsira me formën e kafshëve, njerëzve apo shtëpive.

Ish-skulptorja nisi karrierën e saj të re me torta në vitin 2005 kur një shoqe i ofroi punë në pastiçerinë e saj.

“Që ditën e parë të punës vura re që ajo nuk i vinte rëndësi zbukurimeve të ëmbëlsirave dhe hodha idenë se tortat e bukura mund të sillnin më shumë klientë”, shprehet Portaleo.

Ideja ka pasur shumë sukses po të merret parasysh se ata që blejnë këto torta shumë të kushtueshme janë personazhe si Elton John apo Demi Moore.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA