Shpërthime në Mumbai

14/07/2011 01:35

Shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbain.

21 persona humbën jetën dhe 113 të tjerë u plagosën në tre shpërthime në një perimetër prej pak kilometrash.

Ministri i Brendshëm i Indisë foli për sulme terroriste të koordinuara. Qyteti është në gjendje alarmi pasi forcat e sigurisë gjetën edhe një sasi të konsiderueshme eksplozivi të pashpërthyer.

Shpërthimet ndodhen brenda një zonë prej pak kilometrash dhe në distancë kohore prej pak minutash.

Policia thotë se bëhet fjalë për bomba artizanale.   

Top Channel