SHBA, shkatërrohet rrjeti i drogës

14/07/2011 15:00

Një gjykatë federale e Bruklinit në Nju Jork ngriti akuza kundër 37
pjesëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një rrjeti ndërkombëtar të drogës,
që sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë
me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.

Akuzat ndaj tyre jane ato te trafikimit te kokaines e marijuanes. Nga bastisjet ne 7 banesa qe i perkisnin pjesetareve te bandes, u sekuestruan 18 arme zjarri dhe qindra fisheke.

Sipas autoriteteve amerikane, shumica e të pandehurve u arrestuan në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida. Dy prej tyre ishin ndaluar muajin qe shkoi. Disa prej të tjerë janë tashmë në burg për krime të mëparshme. Njeri nga drejtuesit e rrjetit u arrestua ne shqiperi, dhe sipas “Wall Street Journal”, e drejtonte skemen nga burgu ku vuante denimin 5-vjecar duke perdorur telefone celulare dhe blackberrys te futur fshehurazi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.Personat e arrestuar dolën para një gjykatësi për t’ju komunikuar akuzat.Sipas aktakuzës të paraqitur sot nga autoritetet amerikane, rrjeti përfshin disa familje shqiptare të lidhur me qindra punetorë dhe klientë në tre kontinente.Ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë, mendohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra mijëra kilogramëve marihuanë nga Kanadaja dhe Meksika, sasi të konsiderueshme të MDMA-së nga Hollanda dhe Kanadaja, qindra kilogramëve kokainë nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja, si dhe sasi të mëdha pilulash, si oksikodonë.

Droga shpërndahej në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Xhorxhian, Koloradon dhe Floridën, si dhe në Kanada dhe Evropë. Sipas aktakuzës dhe materialeve të tjera gjyqësore të paraqitura nga qeveria, hetimi katër-vjeçar zbuloi se shumica e marihuanës kontrabandohej nga Kanadaja dhe Meksika e fshehur në rimorkio traktorësh, zakonisht nga 50 kilogramë për ngarkesë, ndonjëherë edhe nga 600 kilogramë.Nëse shpallen fajtorë, tre krerët e dyshuar të rrjetit, Gjavit Thaqi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, përballen minimumi me një dënim të detyrueshëm prej 25 vitesh burg dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Top Channel