PS: Kostoja e vjedhjes së Tiranës

14/07/2011 16:00

Partia Socialiste disponon prova për aksionin e trefishtë që, sipas tyre, është përdorur për të manipuluar zgjedhjet në Tiranë.

Sipas deputetit Taulant Balla, procesi i manipulimit ka nisur me listat e zgjedhesve per te cilat, selia roze akuzon drejtpërdrejtë zëvendësministrin e Brendshem, Ferdinand Pone dhe drejtorin e Pergjithshem te Gjendjes Civile, Armand Teliti.

“10 mijë zgjedhës me banim në Tiranë kanë votuar në mënyrë të dyfishtë për shkak se në gjeneralitetet e tyre më së shumti në vitin, datën apo muajin e lindjes kanë ndryshime, të cilat kanë shmangur kapjen e dublimit nga sistemi kompjuterik. Na rezulton se banorë të rrethinave të njësive të tjera vendore që rrethojnë Tiranën kanë votuar dy herë përmes këtij sistemi manipulativ shkon në 40 mijë numri i votuesve të sjellë në Tiranë apo votues dy herë në Tiranë, për të arritur në atë numër”, tha Balla.

Listat, nderhyrja ne kuti nga KQZ-ja, per te kulmuar sipas zotit Balla me manipulimin e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, per korruptimin e te cileve, sic tha ai, selia roze disponon prova te qarta dhe te pakundershtueshme.

“Ne e dime fare mirë se kush është zyra avokatore familjare, në të cilën u thirrën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka, për të bërë pazarin. Këta gjyqtarë të korruptuar për të cilët kemi prova të qarta se në cilën zyrë janë ftuar, se me kë janë takuar dhe sa jane paguar”, tha Balla.

E gjithe kjo makineri manipulimi sipas deputetit Balla ka patur edhe nje fature financiare me shume se te kripur. “Kemi prova të qarta, të pakontestueshme, të provueshme që Sali dhe Lulzim Berisha kanë harxhuar për qëllime manipulimi zgjedhjesh në Tiranë, për këtë fushatë që i ktheu zgjedhjet në një kasaphanë elektorale, 40 milionë euro”, tha Balla.

Top Channel