Parlamenti britanik thërret Murdoch

14/07/2011 16:50

Krerët e kompanisë News Corporation, Rupert dhe James Murdoch janë thirrur për të dalë përpara anëtarëve të Parlamentit britanik ditën e martë, për t’u pyetur rreth skandalit të përgjimeve.

Por, duke qenë se janë shtetas amerikanë, Rupert Murdoch dhe i biri nuk janë të detyruar të paraqiten.

Ndërsa drejtoresha ekzekutive e News International, Rebekah Brooks ka rënë dakord për të ndjekur seancën.

Rupert Murdoch ka deklaruar se do të shfaqet vetëm përpara një hetimi zyrtar.

Ndërkohë, një 60-vjecar u arrestua mëngjesin e sotëm lidhur me skandalin e përgjimeve. Sipas BBC, bëhet fjalë për Neil Wallis, ish-redaktor i “News of the World”.

Wallis, personi i nëntë që arrestohet lidhur me këtë cështje, po merret në pyetje në një stacion policor të Londrës, nën dyshimin e komplotimit të përgjimeve. 

Top Channel