Liga Arabe kërkesë për njohjen e shtetit palestinez

14/07/2011 13:45

Liga Arabe do të dorëzojë në Kombet e Bashkuara një kërkesë për njohjen e
shtetit palestinez.Kështu njoton sekretari i përgjithshëm i Ligës,
Nabil al-Arabi në Doha të Katarit.

“Është vendosur që të shkohet në OKB me kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës me Jerusalemin lindor si kryeqytet të saj dhe të lëvizet më tej dhe të kërkohet një anëtarësim i plotë”, thuhet në një komunikatë të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Top Channel