Libia akuzon Rasmusen për krime lufte

14/07/2011 00:00

Autoritetet libiane akuzuan kreun e Aleancës së Atlantikut për krime lufte.

Prokurori i Përgjithshëm libian tha se nga bombardimet e NATO-s mbi Libi kanë gjetur vdekjen të paktën 1 mijë persona. Mohamed Zekri Mahjubi tha për mediat vendase se përgjegjës për këto krime të luftës është Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Anders Fogh Rasmusen.

Prej muajsh vazhdojnë sulmet e NATO-s kundër objektivave të ushtrisë së Gedafit, vecanërisht në Tripoli, ndërkohë që ditën e djeshme, rebelët ndërmorën një ofensivë mbi qytetin Al Asaba.

Top Channel