FBI, hetim korporatës së Murdoch

14/07/2011 21:25

FBI ka hapur një hetim mbi grupin editorial të udhëhequr nga manjati Rupert Murdoch, News Corporation.

Lajmin e bën të ditur rrjeti MSNBC, që citon burime pranë grupit hetimor.

Përmes hetimit kërkohet të vërtetohet nëse gazetarët e korporatës kanë përgjuar telefonatat e familjarëve të viktimave të atentateve të 11 shtatorit 2001.

Ndërkohë, Murdoch dhe i biri kanë pranuar të japin llogari përpara komisionit të medias në Parlamentin Britanik, pas një kërkese të bërë nga ky i fundit.

Murdoch e ka pranuar këtë kërkesë, edhe pse si shtetas amerikan nuk është i detyruar të paraqitet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel